Presidentja e pare femer per Kosta Riken

This item was filled under [ Shekulli Online ]

Kosta Rika zgjodhi presidenten e saj te pare femer, dhe Partia Liberale Kombetare ne udheheqje e konsideroi kete nje fitore historike.
“Dua te falenderoj femrat pionere te cilat vite me pare hapen dyert e politikes ne Kosta Rika,” - u tha Laura Chinchilla te shtune mbeshteteseve te saj tek valevisnin flamure ne kryeqytetin San Jose. “Qeveria ime do t’u jete e hapur te gjithe kosta rikaneve mirebesues.”
Kandidati qe zuri vendin e dyte, Otton Solis i Partise se Veprimit Qytetar pat pranuar humbjen me heret kete mbremje teksa PLN- akronimi spanjoll per Partine Liberale Kombetare - beri udhe drejt nje rezultati gati 2 - 1.

Sondazhet treguan se Chinchilla mori 46.8 % te votave, sipas raporteve te 84% qendrave te votimit. Solis pat 25.1%, ndersa Otto Guevara i Levizjes Libertariane kish 20.9%.
Dita e zgjedhjeve ishte festive per tere kombin, xhirime videosh tregonin mbeshtetesit e kandidateve kryesore presidenciale te veshur me ngjyrat perkatese te fushatave.
Vezhguesit nderkombetare te krahasuan skenen zgjedhore me nje festival. Ky festivitet perfshinte deri te qendra votimesh ku femijet mund te luanin lojen e votimit presidencial. Kjo qasje edukimore lejonte qe femijet te zgjidhnin kandidatet ne nje flete votimi dixhitale jo sikunder pjesa reale e elektoratit po perdorte per te shprehur preferencat zgjedhore.
Pervec votimit per president, Kosta Rikanet votuan per dy zevendes presidente, 57 anetare Kongresi dhe 495 anetare keshilli.

Mandati i presidentit aktual Oscar Aris - nje laureat Nobel qe le zyren, lider popullor - ka formesuar garen presidenciale ne shume menyra. Ndonese ai i ka dhene Kosta Rikes nje rol me te madh ne punet e jashtme permes perfshirjes ne kerkimin e nje zgjidhje per krizen politike ne Honduras, por stili i tij ka prekur dhe gabim ne disa momente.
Pas votimit diten e diele, Arias e konsideroi procesin transparent dhe te besueshem. “Do te doja te falenderoja kosta rikanet qe kane mbushur rruget me ngjyra, ” - u shpreh ai.

Mesic: Kufijtë e Evropës Juglindore janë zgjidhur

This item was filled under [ Shekulli Online ]

Presidenti kroat në largim, Stjepan Mesic, në një intervistë ekskluzive për BBC-në tha se çështja e kufijve në Ballkan përfundimisht është zgjidhur. Sipas tij, Beogradi nuk është e thënë ta njohë Kosovën, por nuk guxon të pengojë të tjerët të komunikojnë me të. Ndërkaq, duke folur për Bosnjën, Mesic tha se çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes negociatave e jo shkëputjes së Republika Serpskës.

BBC: Zoti President, një deklaratë e juaj lidhur me mbrojtjen ushtarake të Marrëveshjes së Dejtonit në Beograd shkaktoi shumë zhurmë. Çfarë synuat me të, të dëshmoni se çështja e Bosnjë e Hercegovinës, me Republika Serpskën brenda, është e pazgjidhur ose se është problemi më i madh i rajonit?

Presidenti Mesic: Në Beograd e dinë shumë mirë se çfarë desha të them, por këtë për nevoja të brendshme po e komentojnë në një mënyrë të gabueshme. Në të vërtetë, Kroacia është garantuese e ekzistimit të Bosnjë e Hercegovinës. Kryeministri i Republika Serpskës nuk e njeh Bosnjë e Hercegovinën. Ai thotë se Sarajeva nuk është kryeqyteti i saj. Dhe, ai thotë se, për të, Bosnja e Hercegovina nuk është konstante, por entinteti serb është konstant, i krijuar nga spastrimi etnik. Sepse, në hapsirën e sotme të Republika Serpskës, para luftës, jetonin 48 për qind boshnjakë dhe kroatë. Sot ata përbëjnë 8 për qind. Ishin 220 mijë boshnjakë e kroatë. Të gjithë ata janë përzënë.

Dhe, kur Milorad Dodik flet se është për Marrëveshjen e Dejtonit, ai vetëm flet se është për Republika Serpskën dhe se ka të drejtë për mbatjen e referendumit për shkëputje. Por Marrëveshja e Dejtonit thotë se duhet të kthehen edhe kroatët edhe boshnjakët në qytetet dhe vendbanimet e veta, të kthehen në vendet e tyre të punës. Ai e harron këtë dhe mendon se krimi i kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviqit, Karaxhiqit dhe Mladiqit është diçka e dhënë dhe nuk guxon të preket. Nëse Milorad Dodik do ta shkëpuste një pjesë të Bosnjë e Hercegovinës, kufiri mes Kroacisë e Serbisë do të ishte i gjatë 800 kilometra. Dhe, kjo do të shënonte realizimin e planit të Milosheviqit. Prandaj, Kroacia nuk mund të pajtohet me këtë dhe sikur të shkëputej një pjesë e Bosnjë e Hercegovinës, unë e thash, mendimi im është se unë do ta ndërprisja korridorin. Sepse, çështjet në Bosnjë e Hercegovinë duhet të zgjidhen patjetër përmes negociatave e jo shkëputjes.

BBC: Zoti Mesiq, a mund të realizohet kërcënimi i kryeministrit të Republika Serpskës për referendumin për shkëputje nga Bosnjë e Hercegovina?


Presidenti Mesiq: Ai mund të organizojë referendum, por ai nuk e obligon askend. Çështja është kur ta zbatonte në vepër shkëputjen e Bosnjë e Hercegovinës, atëherë Evropa dhe bota do të duhej të reagonin sepse kjo do të shënonte se Milosheviqi ka mundur edhe NATO-n, edhe bashkësinë ndërkombëtare, se ka mundur edhe Kroacinë edhe Bosnjë e Hercegovinën.
BBC: Ju mendoni se në gjithë këtë, roli i Beogradit mund të jetë aktiv, në kuptimin pozitiv?
Presidenti Mesiq: Tash për tash ai është negativ, sepse Beogradi zyrtar pohon se është për ekzistimin e Bosnjë e Hercegovinës, por në gjithçka mbështesin Milorad Dodikun që po e shkatërron Bosnjë e Hercegovinën. Pra, pyetja që shtrohet tani është cili është qëndrimi i Beogradit.

BBC: Zoti Mesiq, përmendët pak më parë shpërnguljet e boshnjakëve dhe të kroatëve nga Republika Serpska, por edhe nga pala serbe mund të dëgjohet pohimi se edhe në Kroaci, në vendin Tuaj, dikur, para luftës, ka pasur më shumë serbë se tani!

Presidenti Mesic: Sa u përket serbëve në Kroaci, është e qartë se një pjesë e serbëve ka marrë pjesë në kryengritje. Milosheviqi i armatosi ata nga garnizonet e Armatës Jugosllave. Ai i futi në kryengritje dhe ai i thirri kur u tërhoq nga Kroacia që ta braktisin Kroacinë, sepse ata i duheshin për ta populluar Kosovën, sepse mendonte se do të dëbojë dy milionë kosovarë nga Kosova, një milion do të shkonin në Shqipëri, një milion në Maqedoni dhe me këtë do të destabilizonte këto dy shtete. Dhe, mendonte se me këtë do të bëhej më i forti në rajon, dhe Evropa do të kërkonte shërbimet e tij për stabilizimin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Në vend të kësaj reagoi Pakti i NATO-s dhe planet e Milosheviqit ranë në ujë.


BBC: Për hir të së vërtetës, edhe në Kosovë, tani numri i serbëve është dukshëm më i vogël nga ai i paraluftës. Edhe atje ka pak të kthyer!

Presidenti Mesiq: Serbët që kanë braktisur Kosovën, ata mund të kthehen kur të duan, sepse unë kam parë aktet normative të Kosovës ku sigurisht sot ekziston mbrojtja më e mirë e pakicave kombëtare. Kosova ka standardet më të larta të mbrojtjes së pakicave që ekzistojnë sot në Evropë.

BBC: Ju në fillim të këtij viti ishit në Kosovë. Cilat janë vlerësimet Tuaja sa i përket të ardhshmes së saj, duke marrë parasysh vendomërinë e Beogradit për negociata të reja për statusin e saj?

Presidenti Mesiq: Sa u përket kufijve në hapsirën e Evropës Juglindore, kjo çështje përfundimisht është zgjidhur. Pra, arkitetktura e hapsirës sonë ka përfunduar. Marrëdhëniet mes Prishtinës, respektivisht Kosovës dhe shteteve të tjera përcaktohen me marrëveshje ndërshtetërore. Beogradi nuk është e thënë ta njohë Kosovën, por nuk guxon të pengojë të tjerët të komunikojnë me Kosovën. Unë kam qenë në Kosovë. Ata tani kanë nevojë për t’u zhvilluar. Dhe, bashkësia ndërkombëtare e sidomos Evropa duhet të mbajnë llogari që në Kosovë të aktivizohen të gjitha potenciale e tyre ekonomike dhe para së gjithash potencialet njerëzore. Kur në Kosovë të mund të jetohet mirë, atëherë më kollaj do të zgjidhen edhe këto çështje statusore.

BBC: Zoti President, fitohet përshtypja se pikërisht me këtë vizitën tuaj në Prishtinë pasoi një acarim i marrëdhënieve me Serbinë. A prisni ndonjë afrim-pajtim të shpejtë, duke marrë parasysh se Ju, Kroacia, dhe Serbia keni një proces gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë lidhur me luftën e fillimviteve nëntëdhjetë?

Presidenti Mesiq: Unë konsideroj se vizita ime në Prishtinë nuk i përkeqësoi marrëdhëniet tona, sepse Boris Tadiq, president i Republikës së Serbisë e vizitoi Republika Serpskën, vizitoi Banja Lukën, pra vizitoi një entitet që u krijua nga spastrimi etnik dhe ne vetëm e konstatuam këtë. Nuk e di pse Beogradi krijon problem nga vizita ime në Prishtinë. Po ashtu, nuk e di pse Beogradi krijon çështje edhe nga fakti se disa shtete të tjera e njohin Kosovën ose vendosin marrëdhënie diplomatike. Pse nuk i ndërpresin marrëdhëniet me Uashingtonin nëse u pengon aq shumë që dikush e njeh Kosovën.

BBC: Ju pyeta edhe për qëndrimin lidhur me procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ku edhe vendi Juaj dhe Serbia akojnë njëra- tjetrën për luftën e kaluar!

Presidenti Mesiq: Po. Ne kemi paraqitur padinë. Ne kemi paraqitur edhe argumentet dhe i takon Gjykatës që tani ta zgjidhë këtë. Serbia është paraqitur me kundërpadi, por dihet fort mirë se tanket kroate nuk kanë shkuar në drejtim të Beogradit dhe Novi Sadit. Dihet se tanket nga Beogradi dhe Novi Sadi, madje të mbuluara me lule, erdhën në drejtim të Kroacisë dhe shkatërruan Vukovarin dhe qytete të tjera. Pra, fjala është për dy çështje.
Ne kemi thënë se në Kroaci ka pasur krime edhe në anën kroate dhe ne të gjitha këto po i hetojmë. Prandaj them se as që mund të flitet për ndonjë gjenocid. Për atë se ku kanë shkuar tanket dhe kush ka shkatërruar qytetet e kujt, unë mendoj se edhe për nëtë nuk duhet të bisedojmë, sepse ushtria jonë nuk ka shkrepur asnjë plumb në anën serbe, ndërsa ushtria serbe ka ardhur në Kroaci edhe formalisht edhe jo formalisht. Gjithashtu duhet të themi se kampet në të cilat janë mbajtur si robër qytetarët tanë kanë qenë në Serbi. Ne nuk kemi kampe ku të ketë pasur qytetarë serbë.

BBC: Zoti Mesic, çmoheni si njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan. Ky rajon vazhdon të jetë i mbërthyer nga probleme të natyrës kryesisht etnike. Në jug, vazhdon edhe sot e kësaj dite konflikti maqedono-grek për emrin e Maqedonisë; marrëdhëniet shqiptaro-serbe mbeten të tensionuara krysesisht për shkak të Kosovës, Bosnja mbetet aktuale me problemet e veta, por edhe marrëdhëniet kroato-serbe e kroato-sllovene nuk janë kushedi sa të mira. Çfarë mendoni, kur do të evropeizohet Ballkani?

Presidenti Mesic: Ne me Slloveninë e kemi zgjidhur çështjen e kufirit, sepse nënshkruam një marrëveshje arbitrazhi dhe kur arbitrazhi të përfundojë punën, ne, të dyja palët, do ta pranojmë atë. Dua të them se më me Slloveninë nuk kemi asnjë çështje të hapur serioze. Sa i përket Bosnjë e Hercegovinës, bashkësia ndërkombëtare duhet të mundohet ose që përfaqësuesit e tre popujve ta zgjidhin funksionimin e brendshëm dhe strukturën e Bosnjë e Hercegovinës ose do të duhet të shkojnë në një Marrëveshje të re të Dejtonit. Ndërkaq, sa i përket Serbisë dhe Kosovës, Kosova u mundua që me Serbinë të zgjidhë përmes negociatave çështjen e satusit të saj. Sepse, Kosova ishte element konstitutiv i federatës jugosllave. Kjo federatë më nuk ekziston, por Kosova ishte e lidhur edhe me Serbinë dhe prandaj duhej zgjidhur statusi.
Serbia ofroi më shumë se autonomi e më pak se pavarësi, ama nuk tha nëse është kjo federatë apo konfederatë, çfarë nënkuptonte kjo për nga përmbajtja. Dhe, meqenëse negociatat në Rambuje nuk patën sukses, Kosova shpalli pavarësinë. Serbia nuk është e thënë të njohë Kosovën, ashtu sikur Gjermania Perendimore nuk e njohu Gjermaninë Lindore, por duhet të lejojë që të tjerët të funksionojnë me Kosovën. Sa i përket Greqisë dhe Maqedonisë, kjo është një çështje që për palën maqedonase është një çështje thellësisht nacionale, kurse për palën greke është çështje politike. Dhe kjo mund të zgjidhet vetëm përmes negociatave kur për këtë të ketë vullnet politik tek të dyja palët.

BBC: Së shpejti përfundoni mandatin e dytë presidencial, në ballë të Kroacisë. Zoti Mesiq, gjatë çfarë planifikuat këtyre viteve dhe nuk ia dolët ta realizoni?

Presidenti Mesic: Ajo që unë e kamë dëshiruar së tepërmi është që gjatë mandatit tim Kroacia të hyjë në Bashkimin Evropian. Realizuam një objektiv - hymë në Aleancën e NATO-s, por këtë objektivin tjetër të politikës së jashtme nuk ia dolëm ta bëjmë realitet. Kjo do të ndodhë për një apo dy vjet. Ajo që më pikëllon është se ende nuk ia dolëm të zgjidhim deri në fund çështjen e kësaj krizës ekonomiko-financiare në të cilën u gjetëm, sepse për një pjesë të kësaj krize fajtor është recesioni botëror që erdhi nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e kësaj krize është pasojë e politikës sonë të gabueshme ekonomike. Tani po punohet në këtë drejtim dhe unë shpresoj se masat të cilat po i ndërmerr qeveria do të jenë të suksesshme dhe do të zgjidhim edhe çështjen e aktivizimit të ekonomisë kroate.

Nexhat Peshkëpia, një zemër atdhetare në mërgim

This item was filled under [ VOA shqip ]

Kampionët e vërtetë të lirisë nuk mund të zëvendësohen lehtë, u shpreh në deklaratën e saj Asambleja e Vendeve të Robëruara Evropiane

Komenton Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës

This item was filled under [ VOA shqip ]

Zoti Bexheti tha se shqiptarët në Maqedoni ende nuk gëzojnë ato të drejta që parashikon marrëveshja e Ohrit

Tagged with: [ , , ]

Uashingtoni ende i bllokuar nga bora e madhe

This item was filled under [ VOA shqip ]

Për shkak të borës së madhe që ra të premten dhe të shtunën, dhjetra mijëra punonjës të qeverisë sot kanë qëndruar në shtëpi, me përjashtim të personelit të domosdoshëm

Uashingtoni ende i bllokuar nga bora e madhe

This item was filled under [ VOA shqip ]

Për shkak të borës së madhe që ra të premten dhe të shtunën, dhjetra mijëra punonjës të qeverisë sot kanë qëndruar në shtëpi, me përjashtim të personelit të domosdoshëm

Kriza politike, PS: Berisha, ulu pa kushte në tryezën e dialogut

This item was filled under [ Shekulli Online ]

TIRANË- Në kohën që Presidenti i vendit ka nisur serinë e takimeve për krizën politike me ambasadorët e SHBA, BE dhe KE-së, Partia Socialiste i bën thirrje Berishës të ulet pa kushte në tryezë.

Gjatë një konference per shtyp e me pas ne nje interviste ne A1 Televizion, deputeti socialist Saimir Tahiri ka theksuar se zgjidhja më e mirë për interesin madhor të qytetarëve është rivendosja e demokracisë, duke rikthyer besimin e publikut se në këtë vend ekzistojnë të gjitha mundësitë për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, proces që fillon me transparencën e plotë dhe të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 Qershorit për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme në të ardhmen.

“Tashmë në fund të karrierës së tij politike, i bëjmë thirrje Kryeministrit Berisha të lërë xhirot e dimrit e lojërat me topa bore, të ulet pa kushte absurde në tryezën e dialogut e të bëjë gjithçka është e mundur për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës politike dhe institucionale, krizës së demokracisë e shtetit të së drejtës, si dhe krizës ekonomike e sociale që po mbyt shqiptarët dhe sipërmarrjen private”- tha ai.

Sipas tij, tryeza e dialogut, të cilën Sali Berisha vazhdon ta anashkalojë nuk zgjidh përfundimisht as krizën e demokracisë e shtetit ligjor, as krizën institucionale e as krizën ekonomike, por vetëm i hap rrugë zgjidhjes përfundimtare duke vendosur në themel garantimin e votës së lirë.

NJe dite me pare, Partia Socialiste deklaroi se transparenca e kutive nuk bie ndesh as me Kushtetutën, as me ligjet dhe as me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas deputetit socialist Taulant Balla është pikërisht Kushtetuta, dokumenti themelor i shtetit, që garanton të drejtën e hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Hapja e kutive të votimit është një e drejtë që buron drejtpërdrejt, jo vetëm nga fuqia kushtetuese e Parlamentit, por edhe nga fuqia e çdo qytetari në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që e gëzon të drejtën e patjetërsueshme për informim”- tha Balla.

*****

Opozita përgatitet për miting. PD: Nuk na imponoheni me protesta

UPDATE- Pas deklaratës së kreut të opozitës se po vijojnë përgatitjet për një miting madhështor, ka reaguar dhe Partia Demokratike, përmes kreut të saj për Tiranën, Aldo Bumçi. Ky i fundit tha se Rama po përgjigje me kërcënime bajate për protesta, ofertës së mazhorancës për të ngritur një komision hetimor që nuk prek ligjet e Kushtetutën. Bumçi tha se Rama po bën çdo gjë që të djegë mandatet e grupit parlamentar të PS. Bumçi shtoi se deklaratat për protesta nuk mund t’i imponojnë mazhorancës asnjë shkelje ligjore.

***

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë të ditur nga Durrësi se paralelisht me përgatitjen për një tryezë të mundshme, po vijojnë përgatitjet dhe për një tubim madhështor. Rama ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe, aksionit të tyre i janë bashkuar dhe shumë grupe interesi e shoqërore, që do jenë në mitingun e radhës. Ndërkohë të hënën pritet që të mblidhet dhe tryeza e aleatëve të Ramës.

***

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka vazhduar në Durrës debatin e hapur. Gjatë takimit me gazetarët dhe me anëtarët e partisë së tij, nga ky qytet, Rama ka deklaruar edhe njëherë se është i gatshëm të ulet në tryezë për të arritur mirëkuptimin. Rama ka theksuar se pranon rezultatin e zgjedhjeve, por deklaron se ato duhet të bëhen transparente. Lideri i opozitës madje ka akuzuar në këtë aspekt Kolegjin Zgjedhor, i cili sipas tij dha një vendim në kundërshtim me ligjin. Por, megjithatë, ai ka pranuar se opozita do të hyjë në Kuvend nëse kushtet e tyre pranohen në tryezë. Nëse tryeza e shumëpërfolur nuk do të japë rezultat, Rama ka shtuar se PS do vazhdojë përsëri protesta.

***

Partia Socialiste bëri të ditur se nuk heq dorë nga transparenca e zgjedhjeve, me ose pa Berishën.

Deputeti socialist, Blendi Klosi tha se kriza zgjidhet vetëm duke u zbardhur plotësisht shkeljet zgjedhore.

“Partia Socialiste është e gatshme të dialogojë për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit, jo sepse këtë e kërkon thjesht Partia Socialiste, por mbi të gjitha sepse këtë e kërkojnë shqiptarët. Por Partia Socialiste është po ashtu e vendosur që të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve me ose pa Sali Berishën, dhe këtë hetim ai nuk e ndalon dot as me dëshirën e tij e as me forcën e pushtetit,” tha Klosi.

Në përgjigje të kësaj deklarate, deputeti demokrat, Edi Paloka tha se Rama kërkon pushtetin në tryezë. Paloka i quajti pasardhës së komunistëve, socialistët.

“Fakti që Edvin Kristaq Rama po kërkon përmbysjen e qeverisë, jo nëpërmjet zgjedhjeve dhe votës së lirë, do të thotë se mentaliteti marksist i baballarëve është ende i gjallë tek çunat e rinj të Bllokut. Por Edi Taku-Nardi, siç po e thërrasin kohët e fundit në mjediset e Partisë Socialiste, duhet ta harrojë që mund të impresionojë njeri në këtë vend me kërcënimet për protesta dhe dhunë. Shqipëria është tashmë në rrugën e pakthyeshme të integrimit europian dhe historia e dikurshme e etërve të çunave të rinj të Bllokut është thjesht një kujtim i hidhur për të gjithë shqiptarët, që nuk do të përsëritet më kurrë,” tha Paloka.

***********

‘Fronti për Shqipërinë’, prezantohet nisma e re në mbrojtje të votës

DURRËS - Edi Rama nga qyteti i Durrësit ka lançuar nismën më të re opozitare që do të quhet “Fronti për Shqipërinë”. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë të qytetit bregdetar, Rama u shpreh se “përshkallëzimi i protestes ka zgjeruar frontin e aleancës sonë mes partish, ka zgjeruar edhe frontin edhe me përfaqesues të shoqërise, shoqata apo persona dhe shumë shpejt ky front i ri për Shqiperine do te jete publik përtej partive politike përtej çdo kufiri që na ndan ne kushte normale po nuk ekziston ne kushtet kur duhet te garantoje liri dhe demokraci per te gjithë”.

Pritet që zyrtarisht ky grupim të prezantohet nesër kur mblidhet edhe tryeza e partive aleate. Burime për gazetën thanë se “ish-pronare, pensioniste, ish-ushtarake, minatore do t’i bashkohen këtij fronti”.

Fronti synon bashkimin e të gjithë segmenteve opozitare, të majtë e të djathte. Me sa duket fronti është ndryshim i emërtimit të idesë që është përfolur deri më tani për federatën e majtë.

Ndërsa i pyetur për çështjen e mandateve ai tha se “kjo (mandatet) nuk është një çështje që na shqetëson. Përsëritja e këij refreni bëhet për të spostuar gravitetin e debatit në telenovela si kjo e radhës, digjen apo nuk digjen mandatet. Ne nuk e ushqejmë këtë telenovelë dhe jemi shumë të keqardhur për rënien në kurth të shumëkujt që bëhet pjesë e diversitetit të Berishës.

“Mandatet tona janë mandatet e popullit opozitar janë më pak se ç’ka dhënë populli. Saliu, Iliri dhe Fatosi nuk do të mundem tas shkatërrojnë PS-në. Ajo është garant nga vullneti demokratik I shqiptarëve. PS as nuk shitet as nuk blihet. Përgjigjja që ne kërkojmë është çfarë do të bëhet me lirshmërinë e zgjedhjeve për tu ndaërë nga një epokë e shëmtuar e vjedhjes së votës”, u shpreh ai.

‘Gërdeci’, rihapen hetimet. Ekspertët gjejnë prova të reja

This item was filled under [ Shekulli Online ]

UPDATE - Hetuesit i janë rikthyer Gërdecit. Shkak janë bërë deklarimet e dëshmitarëve për mënyrën se si shpërtheu fabrika. Prokurorë, hetues dhe avokatë kanë qenë sot në fshatin Gërdec e pikërisht në ish-krater. Ata kanë kërkuar elemente të rinj ne vendin e ngjarjes duke ekzaminuar dhe administruar si provë materiale saldatriçen me të cilën ishte salduar karroca që solli shkëndijat e para dhe zjarrin në fabrikë.

Për me shume se tre ore ekspertet dhe tre nga avokatët e të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit kane kryer ekspertizën e saldatrices së gjetur së fundmi ne hyrje të fabrikës së demontimit.

Rikthimi i eksperteve në vendngjarje u be me urdhër te gjykatës te premten e kaluar, pasi pati përplasje mes rrëfimeve te deshmitareve. Sipas prokurorisë shpërthimi ka ardhur si pasoje e saldimit të një karroce, e cila tashme është futur në listën e provave materiale. Ndërkohë që disa prej dëshmitarëve kanë thënë se atë ditë nuk ka pasur saldim karroce.

*****

“Gërdeci”, Minxholli kundër pronarit të barutit, Patrik Henri

5 shkurt

Gjyqi për Gërdecin ka marrë një tjetër dimension sot. Ish-drejtori i kësaj fabrike, Dritan Minxholli i tha trupit gjykues se pronari i firmës amerikane SAC, Patrik Henri që merrte barutin nga kjo fabrikë ka qenë në Gërdec një ditë para tragjedisë. Ndërkohë që në dëshminë e tij me letër porosi, Patrik Henri ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Gjithashtu gjatë seancës së sotme është vendosur që një grup ekspertësh të hetimit të nisën drejt Gërdecit, pasi ka përplasje mes dëshmitarëve për shkakun e tragjedisë, që deri më tani është pretenduar se ka ardhur nga një karrocë.

“Patrik Henri ka qenë në Shqipëri, na takoi mua dhe Mihal Delijorgjin duke firmosur nje kontrate për vijimin e punes”, kështu u shpreh sot Dritan Minxolli i cili hodhi poshte deklaraten e derguar nga Zvicra pak dite pas tragjedise të Patrik Henrit. Bosi i kompanise SAC në atë kohë mohoi të kishte qenë në Shqipëri.

Por Minxhozi tha në sallën e gjyqit se në fillim te marsit Patrik Henri kishte qene ne fabrike dhe madje ka bërë kontrolle të konteniereve me barut. Siaps tij, në shkurt të atij viti ishin larguar disa ngarkesa me barut ndërsa po bëheshin gati të eksportoheshin, nepermjet portit te Durresit edhe ngarkesa të tjera me një anije izraelite.

Ai tha se Patrik Henri u rikthye në Shqiperi nje dite para tragjedise per te folur per faturen financiare, d.m.th per shpenzimet qe ishin bere gjate procesit te demontimit.

Përsa i përket faktit tjetër mjaft të rëndësishëm, shkëndijës së shpërthimit u vendos rihetimi. Një ish-punëtor i fabrikës me emrin Haxhi Hoxha konfirmoi se e kishte pare karrocën e salduar para se të ndodhte shpërthimi. “Sapo e kishin sjelle ne ambientet e Brendshme dhe menjehere ajo shkaktoi zjarrin”, tha ai.

Gjatë seancave dëshmitaret janë përplasur në dëshmitë e tyre, disa duke pretenduar se ka qenë karroca shkaktare e shpërthimit e disa të tjerë duke thënë se jo, gjykata ka urdheruar që të hënën e javës së ardhshme, 11 oficere te policise gjyqesore ne prani edhe te avokateve te rikthehen ne Gërdec per te bere nje riekpsertim te materialeve te gjetura se fundmi për këtë pistë.

*****


Gjykata e Tiranës liron ish-brigadierin e Gërdecit: Arrestimi, i paligjshëm

Gjykata e Tiranës i ka ridhënë lirinë ish-përgjegjësit të fabrikës së Gërdecit, Veiz Muça që vetëm tre ditë më parë u arrestua në sallën e gjyqit për dëshmi të rreme.

Sot u vendos masa e arrestit ‘detyrim paraqitje’. Trupi gjykues tha se arrestimi i tij për dëshmi të rreme ishte i paligjshem. Ndërsa prokuroria tha se Veiz Muça që thirrej nga të ish-punonjësit e fabrikës me emrin “Vangjel”, ka tentuar t’u devijojë të gjitha thënieve të tij dhënë para hetuesve, me qëllim që të lehtësonte pozitën e të pandehurve.

Brigadieri është arrestuar me akuzën e dëshmisë së rreme në gjykatë por ai është bërë i njohur kohë më parë për një tjetër fakt shumë të rëndësishëm.

Veiz Muça është njeriu i vetëm që ka denoncuar implikimin e djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës në tragjedinë e Gërdecit. Ky implikim ka ndodhur nëpërmjet mikut të tij, Rrahman Selmanllari, i cili drejtonte punimet në fabrikën e vdekjes.

Pak ditë pas shpërthimit tragjik, Muça ka rrëfyer për lidhjet e familjes kryeministrore si dhe për “Xhimin”, baxhanakun e Sali Berishës, i cili drejtonte operacionet në Gërdec.

I pyetur për “Xhimin”, Berisha tha në atë kohë se i vinte keq që kishte vdekur por nuk kishte arritur që ta njihte. Dëshmitë e Muçës për personat e rëndësishëm që drejtonin Gërdecin nuk “kanë rënë në vesh të prokurorisë”, e cila është kapur me të në lidhje me faktin që punonin apo jo të mitur në Gërdec. Ende nuk dihet nëse dëshmia është ndryshuar nga frika apo ka ndonjë arsye tjetër.

Muça është pyetur dje nga prokuroria në lidhje me funksionimin e fabrikës së Gërdecit por përgjigjet e tij kane qenë kryesisht të paqarta ose është mjaftuar me thënien “nuk e mbaj mend”. Edhe trupi gjykues është habitur me përgjigjet e dëshmitarit dhe disa herë i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se po dëshmonte nën betim dhe duke i kërkuar që të jetë më i qartë në përgjigjet që jepte.

Pas dy orë deklarime kontradiktore dhe të kundërta me ato çfarë kishte deklaruar në prokurori, këta të fundit urdhëruan dy oficerët e çështjes që ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, që të kryejnë veprimet procedurale me arrestimin e tij për akuzën e “dëshmisë së rreme”.

Me të dalë nga salla e gjyqit, efektivët e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit i vendosen prangat dëshmitarit Muça. Prangosja e ish-brigadierit të punishtes së demontimit iu vendosen në sy të shtatë dëshmitarëve të akuzës që po prisnin për të hyrë në sallën e gjyqit për të dëshmuar.

Avokati i vetëm që u interesuar për mos arrestimin e përgjegjësit Muça brenda ambienteve të Gjykatës ishte avokati Arben Prifti që mbron interesat ligjore të të pandehurit Dritan Minxholli, i cili i kërkoi oficerëve që mos ta arrestonin ish-brigadierin e kësaj punishte. Por, kjo kërkesë e mbrojtësit nuk u miratua nga oficerët, të cilëve iu drejtua me fjalët “se unë do ta marr në mbrojtje të arrestuarin dhe do të vij në Drejtorinë e Policisë për të qenë i pranishëm si mbrojtës i tij ligjor”.

Ndërkohë, sipas prokurorëve të çështjes dëshmitari Muça në deklarimet e tija është shumë kontradiktor dhe ndryshe nga ato çfarë ka deklaruar para prokurorëve në fazën hetimore. Në sallën e gjyqit dëshmitari Muça deklaroi se në momentin e shpërthimit të fabrikës ai së bashku me të pandehurin Dritan Minxholli ndodheshin në restorant për të ngrënë drekë, ndërsa para oficerit kish deklaruar se “ishim rrugës duke ikur te restoranti për të ngrënë drekë”.

Gjithashtu i arrestuari Muça deklaroi se në fabrikë nuk kishte të punësuar fëmijë të mitur, ndërkohë, para oficerit të prokurorisë kishte thënë të kundërtën, duke dhënë edhe detaje në lidhje me kontrollin e certifikatave të lindjes këtyre të miturve.

Kontradikta tjetër që u konstatua nga prokuroria, ishte fakti se në fabrikë gjatë punës së demontimit Muça deklaroi në sallën e gjyqit se nuk kishte pas ndonjë incident tjetër, ndërsa para prokurorisë kishte shpjeguar nj rast kur një arkë me fishekë kishte marrë zjarr. Gjatë deklarimit të djeshëm, Muça theksoi se në kishte parë në fabrikë amerikanin Patrik Henry e një tjetër me emrin Rodi, ndërkohë gjatë fazës së hetimit nuk i kishte përmendur këta shtetas të huaj.

Në fjalën e tij ai pranoi se aty punonte edhe baxhanaku i kryeministrit Sali Berisha i ndjeri Muhamet Hoxha i cili bashkë me një grup personash të tjerë numëronin arkat e fishekëve dhe predhave që vinin nga depot e armatimeve të Ushtrisë.

*****

Dëshmia në prokurori e Veiz Muçës mbi rolin e njerëzve të afërt të Rahman Selmanllarit

Pyetje: Në deklarimin e datës 21.04.2008, të bërë nga ana juaj ndër të tjera keni thënë se .”Di t’ju them se Mihal Delijorgji, ka ardhur rreth dy tre here në muaj gjatë projektit të parë, ai merrte kontakt me Dritanin dhe shikonte çdo proces pune që zhvillohej aty. Po ashtu gjatë gjithë kohës kanë qenë prezent 6 persona, të cilët quhen Seran Maçi, Haxhi Mara, Endri Osmani, Nazmi mbiemri nuk me kujtohet, Bernard mbiemri nuk me kujtohet dhe Klejdi mbiemri nuk me kujtohet. Ju sqaroj se këta persona unë nuk e di se çfarë përfaqësonin, por di t’ju them se ata merreshin me evidentimin e sasisë dhe llojit të municionit që hynte në ndërmarrje. Ju sqaroj se ata rrinin tre vetë deri në orën 07.00 të darkës dhe tre të tjerët rrinin deri të nesërmen në mëngjes.”

Na sqaroni edhe një here në ç’rrethana jeni njohur me këta persona, ç’përfaqësonin personat që ju keni përmendur më lart, cili ishte roli i tyre në firmë, koha kur ata kanë punuar, puna që kryenin dhe gjithçka që ju keni mësuar rreth këtyre personave?

Përgjigje : Sqaroj se personi qe unë kam deklaruar me emrin Endri Osmani, realisht është Endri Dvorani dhe është një gabim nga ana ime. Me të gjithë shtetasit e mësipërm jam njohur nëpërmjet punës në firmën Albademil në Gërdec dhe në lidhje me rrethanat e njohjes, ju sqaroj: Në kontratën e parë të demontimit të fishekëve në Gërdec, unë nga personat e mësipërm fillimisht kam njohur Seran Maçin, Haxhi Maren, Endri Dvoranin, Nazmiun, Bernardin dhe Klejdin, të cilët ishin personat prezent gjatë shkarkimit të makinave të ushtrisë, numërimit dhe marrjes në dorëzim të arkave me municione nga ana e firmës. Krahas këtyre personave, prezent gjatë këtij procesi, kam fiksuar Kastriotin dhe Dashin, mbiemrat e të cilëve nuk i kujtoj, por di që këto të dy ishin punonjës të firmës së sigurimit. Në lidhje me njohjen me personat e mësipërm dua t’ju sqaroj si më poshtë për secilin prej tyre.

Seran Maçi, ishte magazinier i ndërmarrjes MEICO dhe përfaqësonte këtë ndërmarrje, gjatë marrjes në dorëzim të municioneve nga repartet ushtarake tek firma Albademil. Dua të sqaroj së Serani, çdo ditë vinte në punë me makinën e tij, ku me vete merrte edhe Nazmiun, sepse banonin pranë njëri-tjetrit. Në kontratën e dytë të demontimit të predhave, kam konstatuar se Serani nuk punoi me si magazinier i MEICO, por kryente të njëjtin proces pune të numërimit të arkave me municione dhe evidentimit të tyre në një libër magazine, por që nuk ishte për llogari të ndërmarrjes MEICO apo to firmës Albademil, sepse magazinier për ndërmarrjen MEICO, ishte caktuar shtetasi Artur Ballabani, ndërsa magazinier i firmës Albademil, ishte caktuar shtetasi Endri Dvorani. Di të them se shtetasi Seran Maçi, ka punuar në Gërdec deri ditën e ngjarjes. Për Haxhiun di që ai kishte punuar si nënoficer në ushtri në Maminas, në mos gabohem. Në kontratën e dytë Haxhiu merrej me numërimin e arkave me municion dhe çdo të dhëne, pasi rakordonte me shokët ia jepte Seran Maçit, i cili mbante evidencën. Mund t’ju sqaroj se Haxhiu ashtu si dhe Serani, në kontratën e dytë të demontimit të predhave, nuk ishin as punonjës të ndërmarrjes MEICO dhe as të firmës Albademil. E them këtë sepse emri i tij në kontratën e parë ishte në borderotë e Albademil, ndërsa në kontratën e dytë ai nuk ishte i regjistruar në borderotë e Albademil. Endri Dvorani, në kontratën e parë ka qenë në përbërje të grupit të personave që merrej me numërimin dhe evidentimin e municionit. Ndërsa në kontratën e dytë të demontimit të predhave, ai ishte në rolin e magazinierit të firmës Albademil dhe evidentonte sasinë dhe llojin e municionit, po ashtu ai merrte në dorëzim këtë municion dhe ishte i ngarkuar me evidentimin e lëvizjes së nënprodukteve jashtë firmës Albademil si dhe të evidentimit të materialeve ndihmëse për procesin si thasë, kuti, karburant, etj. Në lidhje me kalimin e shtetasit Endri Dvorani tek firma Albademil, gjatë kontratës së dytë të demontimit të predhave, ju sqaroj se ai është zëvendësuar me shtetasin Muhamet Hoxha (Baxhanaku i Sali Berishës). Ndërsa Jusufaj unë e kam gjetur në Gërdec, kur kam filluar punë, në kontratën e parë. Ai ka punuar në numërimin dhe evidentimin e arkave me municion, por ju sqaroj se ky shtetas nuk punonte as për ndërmarrjen MEICO dhe as për firmën Albademil, pasi nuk ka qenë në asnjë rast i regjistruar në borderotë e Albademil. Edhe gjatë kontratës së dytë ky shtetas punonte me grupin e Seran Maçit. Ju sqaroj se Nazmiu ka qenë në punë prezent edhe ditën e ngjarjes. Bernardi, edhe këtë shtetas e kam parë të punojë në të dyja kontratat, ai ka punuar së bashku me Nazmiun, pra as në ndërmarrjen MEICO dhe as në firmë. Klejdi, edhe këtë shtetas e kam parë të punojë në të dyja kontratat, ai ka punuar së bashku me Nazmiun. Klejdi qëndronte gjithmonë vetëm natën.

Konflikti me kunatin e Berishës

Muhamet Hoxha ka filluar punë diku nga fundi i janarit 2008 edhe këtë shtetas e kam parë të punoje gjatë kontratës së dytë, me grupin e Seran Maçit. Në lidhje me këtë shtetas ju sqaroj se në një rast Muhameti, po lante makinën në vendin ku linte makinën Dritani. Dritani e pa dhe më ka thënë mua personalisht “…po nuk e hoqi ai makinën për pesë minuta (për Muhametin), atëherë je i pushuar nga puna.”, kur unë ia thashë këtë gjë Muhametit, prezent aty ka qenë dhe Haxhi Mara, i cili i tha Muhametit që ta hiqte makinën që të mos bëheshim me llafe. Në lidhje me grupin e këtyre personave dua të sqaroj se unë në një rast, gjatë realizimit të kontratës së dytë, kam debatuar me ta për probleme pune. Më konkretisht këta gjashtë persona ishin shqetësues për mua për faktin se në momentin që vinin makinat e ushtrisë për të shkarkuar municionet, ata ende pa u renditur makinat në vendin ku do të shkarkoheshin, hipnin sipër makinave për të evidentuar sasinë dhe llojin e municionit. Në lidhje me këtë shqetësim që unë kisha me ta, këtë fakt e kishte mësuar dhe drejtori Dritan Minxholli, nëpërmjet tyre, ku ai më ka takuar dhe më është shprehur tekstualisht “…mos u merr me ta.” , unë e sqarova se si ishte problemi, por ai përsëri më urdhëroi që unë të mos merresha me ta dhe ta vazhdoja punën. Në lidhje me personat e mësipërm, krahas meje këta persona njiheshin edhe nga punëtorë të tjerë të firmës Albademil. Po ashtu ata njihen edhe nga ana e personelit të dy firmave të sigurimit privat.

Berisha: Gati projekti, këtë vit rruga me tunel Elbasan-Tiranë

This item was filled under [ Shekulli Online ]

ELBASAN- Nga qyteti i Elbasanit, Berisha ka deklaruar se këtë vit do të nisë ndërtimi i autostradës Elbasan-Tiranë me Tunel.

“Projekti për autostradën Tiranë- Elbasan ka përfunduar. Informoj se qeveria gjatë këtij viti nis ndërtimin e kësaj rruge, e cila do të shkurtojë distancën Elbasan -Tiranë, por shkurton ndjeshëm edhe distancën Korçë -Tiranë, Berat - Tiranë dhe Tepelenë - Tiranë”-tha Berisha.

Deklaratën u bënë teksa Berisha ishte i pranishëm në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare “Qamil Guranjaku”.

Sipas Berishës kjo autostradë do të jetë pas rrugës së Arbrit, një nga projektet më madhore të qeverisë gjatë këtyre katër viteve.

Pas vjedhjes fshihet në stacionin policor

This item was filled under [ Telegrafi.com ]

Një vjedhës nuk e ka planifikuar mirë ikjen e tij, pasi që pas kryerjes ‘së punës’ ka ikur drejt e … në stacionin policor.

Page 1 of 431212345»...Last »