Përplasen Ferguson e Tevez

This item was filled under [ Gazeta Express ]

Alex Ferguson e ka akuzuar Carlos Tevezin për sjelljen e tij derisa ishte futbollist i Manchester United, para se të transferohej te Manchester City. Sipas menaxherit skocez, futbollisti ishte marrë vesh me rivalët e United qysh në muajin janar, ndërsa nënshkroi kontratë pesëvjeçare të hënën.

Fergie thotë se ka përdorur mënyra të ndryshme për ta bindur argjentinasin që të mbetet, duke përfshirë edhe natën e ndeshjes kundër Inter në shtëpi në muajin mars.

“Mendoj se kanë arritur marrëveshje kah janari sepse unë i fola atij dhe ia dhashë ofertën tonë në natën kur luajtëm me Inter, por ai nuk e ktheu përgjigjen më kurrë. Gjatë pushimeve unë i telefonova, por ai nuk u përgjigj. I kam shkruar mesazhe me celular dy herë, por nuk m’i ktheu. Siç duket, ai e kishte mbajtur mendjen lart”, deklaroi Ferguson për tabloidin britanik The Sun.

Megjithëkëtë, Fergie nuk ka lënë pa e përmendur kontributin që dha Tevez për United dhe e ka konsideruar si futbollist mjaft të rëndësishëm për klubin e tij.

Në anën tjetër, edhe Tevez, që mori numrin e njëjtë te City, 32, nuk ka hezituar të lëshojë deklarata të zjarrta ndaj ish trajnerit të tij Sir Alex Ferguson.

“Me të nuk kam pasur kurrë ndonjë miqësi. Nuk më ka thirrur kurrë e as që më ka dërguar ndonjë mesazh. Nuk më fliste. E vetmja herë që më ka thënë një fjalë ishte pas ndeshjes me Romën për të diskutuar rreth ftesës për Kombëtaren argjentinase”, u shpreh Tevez i cili u zbraz në menaxherin Ferguson.

Në fund, Tevez ka folur edhe për eksperiencën e tij të re te Manchester City. “Vendimi për të ardhur këtu ishte i imi, vetëm i imi. Kam ardhur këtu për suksese dhe për të fituar trofe. Menaxheri dhe zyrtarët e klubit janë mjaft ambiciozë dhe për mua kjo ishte e qartë qysh kur folëm për herë të parë. Kjo është mundësi që të filloj nga e para, një mundësi që ta ndihmoj ndërtimin e klubit dhe ta krijoj një eksperiencë të veçantë”, tha në fund Tevez.

Ferguson nuk brengoset shumë për largimin e Cristiano Ronaldos e Carlos Tevez. Skocezi i ka transferuar të rinjtë, Antonio Valencia, 23 vjeç, e Gabriel Obertan, 20, si dhe sulmuesin e njohur, 29 vjeçarin Michael Owen. “S’ka vend për panik”, përfundoi Ferguson.

Rate this topic:
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading ... Loading ...
Popularity: 22 views
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed. You can skip to the end and leave a response. Pinging is currently not allowed.

One Comment on “Përplasen Ferguson e Tevez”

  • 16 September, 2009, 12:30

    not comment on manchster

Leave a Comment